Britania, Kanadaja dhe Australia njohin Palestinën si shtet të pavarur/ Starmer: Shpresë për zgjidhjen e konfliktit

Britania, Kanadaja dhe Australia njohin Palestinën si shtet të pavarur/ Starmer: Shpresë për zgjidhjen e konfliktit

Në një zhvillim historik diplomatik, Mbretëria e Bashkuar ka shpallur njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës, duke iu bashkuar Kanadasë dhe Australisë në përpjekjen ndërkombëtare për të rigjallëruar shpresën për paqe në Lindjen e Mesme dhe për të mbështetur zgjidhjen me dy shtete. Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi : “Sot, për të rikthyer shpresën për paqe për palestinezët dhe izraelitët, dhe për një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës.” Ky vendim pason deklaratat e ngjashme nga kryeministri kanadez, Mark Carney, i cili bëri publike njohjen e Palestinës si shtet sovran më herët. “Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë për ndërtimin e një të ardhmeje paqësore si për Palestinën ashtu edhe për Izraelin,” shkroi ai në rrjetin...