Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
LAJM I FUNDIT/ Britania, Kanadaja dhe Australia njohin Palestinën si shtet të pavarur
Në një zhvillim historik diplomatik, Mbretëria e Bashkuar ka shpallur njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës, duke iu bashkuar Kanadasë dhe Australisë në përpjekjen ndërkombëtare për të rigjallëruar shpresën për paqe në Lindjen e Mesme dhe për të mbështetur zgjidhjen me dy shtete. Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi : “Sot, për të rikthyer shpresën për paqe për palestinezët dhe izraelitët, dhe për një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës.” Ky vendim pason deklaratat e ngjashme nga kryeministri kanadez, Mark Carney, i cili bëri publike njohjen e Palestinës si shtet sovran më herët këtë javë: “Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë për ndërtimin e një të ardhmeje paqësore si për Palestinën ashtu edhe për Izraelin,” shkroi ai...