Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Erashka” në Elbasan/ Komedia e veçantë nga të rinjtë e gjimnazeve të qytetit
Këtë fundjavë në teatrin “Skampa” u vu në skenë një komedi e veçantë e luajtur nga të rinjtë e gjimnazeve të cilët për disa muaj me radhë punuan me regjisorë e aktorë profesionistë për të sjellë në skenë premierën e komedisë “Erashka”. Disa prej tyre të rritur me ëndrrën e skenës e disa të tjerë jo, por të gjithë shfaqën talent të veçantë. Të rinjtë e talentuar u përzgjodhën gjatë “Maratonës Rinore” 2025 falë një projekti të teatrit Skampa i cili synon të promovojë talentet dhe të angazhojë të rinjtë në art. Për të sfiduar aftësitë e tyre, të rinjve ju besuan role të cilat nuk kishin ngjashmëri me karakterin e tyre, por sfida u kalua me sukses. Pas disa muajsh punë intensive ata u...