Trump përsërit thirrjen për Bashkimin Evropian që të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia

Trump përsërit thirrjen për Bashkimin Evropian që të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u bëri thirrje sot vendeve evropiane të “ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia”, duke kërkuar presion shtesë mbi Presidentin Vladimir Putin për të ndaluar luftën në Ukrainë. “Evropianët po blejnë naftë nga Rusia, kjo nuk duhet të ndodhë, apo jo?” , tha Trump në një darkë në Mont Vernon, në shtetin amerikan të Virxhinias. Sipas Bloomberg, Trump i sugjeroi ambasadorit të SHBA-së në NATO, Mattheë Ëhittaker, të rriste presionin mbi Evropën. “Ata duhet të ndalojnë së bleri naftë nga Rusia, Matt”, tha Trump dhe shtoi se Ëhittaker nuk do të lejonte që kjo të vazhdonte për shumë kohë. Siç na kujton Bloomberg, Trump shpesh kritikon vendet evropiane për blerjen e produkteve energjetike ruse. Kritika e fundit ishte...