SPAK bëhet “filtri” i Policisë së Shtetit: Pa certifikatë pastërtie, asnjë në uniformat blu!

SPAK bëhet “filtri” i Policisë së Shtetit: Pa certifikatë pastërtie, asnjë në uniformat blu!

Nga tani e tutje, askush nuk do të mund të bëhet pjesë e Policisë së Shtetit pa kaluar më parë në filtrin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ky është rregulli i ri i vendosur nga Akademia e Sigurisë, që kërkon të garantojë integritetin dhe pastërtinë e figurës së çdo kandidati që synon të veshë uniformën blu. Çdo aplikant duhet të dorëzojë një kërkesë pranë SPAK, përmes postës, për të verifikuar nëse është nën hetim apo ndjekje penale. Brenda 7 ditëve, SPAK është i detyruar të japë një përgjigje zyrtare. Pa këtë dokument, aplikimi nuk mund të vazhdojë. Krahas kësaj, verifikime shtesë do të kryhen edhe nga prokuroritë dhe gjykatat e zakonshme, për të zbuluar çdo lidhje të mundshme me veprimtari kriminale apo çështje të pazgjidhura...