Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
I lidhur me mafian shqiptare dhe kartelet e kokainës në Ekuador, kush është shefi i njohur i kuzhinës italiane ‘Benny C’ që u prangos
Një shef kuzhine i njohur në Sulmona të Italisë, zona e L’Aquila, është arrestuar në Ekuador si pjesë e një karteli të kokainës dhe për lidhje me mafian shqiptare në të dy vendet. I arrestuari është Panfilo Colonico, i cili u prangos në shtëpinë e tij në Ekuador, në Samborondon, katërqind kilometra larg kryeqytetit, Quito. Sipas hetuesve, Colonico ka lidhje me mafian shqiptare atje. Ky dyshim e shtyu policinë të kontrollonte shtëpinë e shefit të kuzhinës që kishte në pronësi edhe një restorant atje, ku u gjetën kartëmonedha të falsifikuara. Ai akuzohet për pastrim parash, falsifikim dhe lidhje me organizatat kriminale shqiptare. Colonico bëri bujë ndërkombëtare edhe dy vjet më parë, kur u rrëmbye nga një komando i armatosur, i maskuar si oficerë policie i...