Barcelonë/ Momenti kur hajduti përdor këmbën për të vjedhur një çantë ‘nën hundën e pronarit’

Barcelonë/ Momenti kur hajduti përdor këmbën për të vjedhur një çantë ‘nën hundën e pronarit’

Ky është momenti i pabesueshëm kur një hajdut përdor këmbën për të vjedhur një çantë nga nën hundën e pronares në një shesh të mbushur plot me njerëz në Barcelonë. Hajduti u përzie me turistë të tjerë përpara se të ecte drejt një tavoline në tarracën e një bari ku tre miq po bisedonin. Dhe me një lëvizje të shkathët që kaloi plotësisht pa u vënë re nga kalimtarët përreth tij, ai përdori këmbën e majtë për ta tërhequr çantën disa metra përgjatë tokës larg karriges ku ishte lënë dhe priti i palëvizshëm për të parë nëse pronarja apo dikush tjetër kishte vërejtur se çfarë po ndodhte.Pak sekonda më vonë, kur ishte i sigurt se truku i tij kishte funksionuar dhe një pushuese pranë tij...