Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite
Ish ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i ka dhënë fund zyrtarisht një karriere të gjatë e të spikatur diplomatike, pas plot 29 vitesh shërbim në Departamentin Amerikan të Shtetit. Lajmin e ka bërë vetë të ditur Kim përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson mirënjohjen për mundësinë për të shërbyer vendit të saj dhe emocionet që shoqërojnë këtë përmbyllje. “Me mirënjohje për mundësinë për të shërbyer vendin tim si diplomate, do të tërhiqem zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit javën e ardhshme. Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite nën pesë Presidentë dhe dhjetë Sekretarë Shteti. E mbyll këtë kapitull me një zemër plot shpresë për gjeneratën tjetër të shërbyesve publikë. Zoti e bekoftë Amerikën!”-shkroi ajo në Instagram. Yuri Kim ka përfaqësuar...