Kisha e Shna Ndout rrezikon identitetin shpirtëror, synohet zaptimi i saj me ndërtesa dhe bunker

Kisha e Shna Ndout rrezikon identitetin shpirtëror, synohet zaptimi i saj me ndërtesa dhe bunker

Banorët e Laçit, nën drejtimin e Frat Ndue Toplanës, kanë ngritur një shqetësim të madh lidhur me një projekt të papritur për ndërtimin e disa ndërtesave përballë Kishës së Shna Ndout, përfshirë një kriptë nëntokësore nën kishë. Ky projekt, i cili po lëviz pa asnjë transparencë, rrezikon të ndryshojë rrënjësisht natyrën e këtij vendi të shenjtë. Banorët kanë theksuar se nuk ka asnjë tabelë të projektit të zbatimit në Kishë, duke lënë të paqartë informacionin mbi ndërtuesin, vlerën financiare të projektit, apo kohën e realizimit.Ky projekt, i cili është njoftuar vetëm gojarisht, paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për Kishën e Shna Ndout, një monument i rëndësishëm shpirtëror për të gjithë. Ndërtesat që do të ngrihen përballë kishës dhe kripta nëntokësore mund të dëmtojnë përfundimisht strukturën...