Vrau 8 këlyshë qensh, Gjykata e Lartë në Greqi dënon ashpër pensionistin, burg dhe gjobë

Vrau 8 këlyshë qensh, Gjykata e Lartë në Greqi dënon ashpër pensionistin, burg dhe gjobë

Gjykata e Lartë Administrative e Greqisë ka konfirmuar dënimin me 5 muaj burg dhe gjobë ndaj një pensionisti nga Larisa, i cili në gusht të vitit 2013 vrau me kazmë 8 këlyshë të sapolindur dhe keqtrajtoi një tjetër, të lindur nga qeni i fqinjit të tij. Pasi i vrau, ai i futi në një qese plastike, e lidhi, vendosi gurë sipër dhe e hodhi në një përrua. Ngjarja u denoncua nga pronari i qenit dhe pas hetimeve, 8 këlyshë rezultuan të ngordhur ndërsa një u shpëtua. Autoritetet bashkiake i vendosën gjobë për secilin akt keqtrajtimi, ndërsa ai u arrestua dhe pranoi krimin. Fillimisht u dënua me 18 muaj burg, por në apel dënimi u ul në 5 muaj me kusht dhe gjoba penale u anulua....