Tragjike në Shkodër/ 47-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike në baesën e tij, ndërron jetë në vend

Tragjike në Shkodër/ 47-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike në baesën e tij, ndërron jetë në vend

Foto ilustruese SHKODËR- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen “Guerile” të qytetit të Shkodrës, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sipas informacioneve të policisë, 47-vjeçari është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij. Dyshohet se gjatë kohës që po kryente po kryente disa punime në oborr, ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. “Në lagjen “Guerile”, është gjetur pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi P. L., 47 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që po kryente disa punime në oborr, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, për pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia./ZËRI