Pasi rusët shkelën hapësirën ajrore estoneze, ministrja lituaneze: Turqia iu dha një shembull të mirë, mendoni mirë

Pasi rusët shkelën hapësirën ajrore estoneze, ministrja lituaneze: Turqia iu dha një shembull të mirë, mendoni mirë

Ministrja e Mbrojtjes e Lituanisë, Dovile Shakaliene, ka reaguar pasi tre aeroplanë ushtarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë dhe janë ndalur aty për 12 minuta. Ajo ka deklaruar se kufiri verilindor i NATO-s po testohet me qëllim dhe se kjo situatë duhet marrë seriozisht. "Turqia dha shembullin dhjetë vjet më parë, mendohuni mirë", shtoi ajo. Ajo i referohej incidentit të vitit 2015, kur shtetit turk rrëzoi një aeroplan rus, pasi Ankaraja pretendoi se ai kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë. Sipas informacionit zyrtar, atëherë Forcat e Armatosura të Turqisë rrëzuan një aeroplan ushtarak rus pranë kufirit sirian, duke pohuar se aeroplani kishte hyrë në hapësirën ajrore turke, ndërsa Rusia këmbëngulte se ai fluturonte në qiellin e Sirisë. U mbajt një takim i Këshillit...