Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Triathlon”-i ‘paralizon’ Tiranën/ Ja rrugët ku nuk lejohen automjetet, devijim edhe të linjave urbane
Foto ilustruese TIRANË- Tirana do të presë sot, 21 shtator, “Triathlon"-in, aktivitetin sportiv që bën bashkë tre disiplina, në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap. Qindra sportistë, profesionistë dhe jo vetëm, do të garojnë këtë të dielë përgjatë një itinerari të mirëpërcaktuar nga Bashkia e Tiranës, në harmoni me natyrën fantastike të Liqenit të Farkës, duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat turistike të kësaj zone. Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake kanë hartuar një plan masash për të siguruar mbarëvatjen e këtij aktiviteti sportiv, kryesisht për menaxhimin e trafikut, duke bllokuar qarkullimin në rrugët kryesore ku do të zhvillohet gara. Duke nisur nga ora 08:00- 13:00, qytetarët do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa segmente rrugore. Konkretisht, do të bllokohet lëvizja në rrugët pranë...