Itali/ Shqiptarët dhe afrikanët bëhen bashkë, sulmojnë brutalisht egjiptianët me thika

Itali/ Shqiptarët dhe afrikanët bëhen bashkë, sulmojnë brutalisht egjiptianët me thika

Një sulm me thikë ndodhi pak para orës 1:00 të mëngjesit të sotëm në Itali. Mediat italiane shkruajnë se një burrë 32-vjeçar egjiptian u godit disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. 32-vjeçari ishte me dy egjiptianë të tjerë kur u sulmua nga një duzinë burrash, përfshirë afrikano-veriorë dhe shqiptarë. Kur ekipet e emergjencës dhe karabinierët mbërritën në Via Pellizza da Volpedo, vetëm tre egjiptianët ishin të pranishëm, ndërsa sulmuesit ishin larguar. Karabinierëve filluan menjëherë hetimet për të identifikuar autorët e sulmit dhe për të rindërtuar motivet e tij. Dy egjiptianët, të cilët nuk u plagosën, u intervistuan nga policia për të dhënë versionin e tyre të ngjarjes dhe për të shpjeguar motivin e mundshëm të bastisjes së armatosur. Karabinierët po mbledhin gjithashtu pamje nga kamerat lokale të sigurisë për të përcaktuar nëse ata kanë kapur...