Tirana mirëpret sot “Triathlon”, kufizime trafiku dhe ndryshime në linjat urbane

Tirana do të presë sot “Triathlon”-i, sporti që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: Not, çiklizëm, vrap.

Qindra sportistë, profesionistë dhe jo vetëm, do të garojnë këtë të dielë përgjatë një itinerari të mirëpërcaktuar nga Bashkia e Tiranës, në harmoni me natyrën fantastike të Liqenit të Farkës, duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat turistike të kësaj zone.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv është hartuar një plan masash. Përmes një njoftimi, Policia Bashkiake njofton qytetarët që sot nga ora 08:00- 13:00, do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa segmente rrugore.
Rrugët e bllokuara për qarkullim:Rruga e Tuneleve (nga kryqëzimi me rrugën e “Daxhit” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”)Rruga e “Daxhit” (nga kryqëzimi me rrugën “Shaqir Palushi” deri tek kryqëzimi me rrugën e Vrapëve)Rruga “Diga e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit” deri tek kryqëzimi me rrugën e “Daxhit”)Rruga “Panorama e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën e Tuneleve deri tek kryqëzimi me rrugën “Diga e Liqenit”)Rruga interurbane kryesore (TEG – Rrethi i Freskut)SUGJERIM qarkullimi më i lehtësuar:Rrethi i Freskut-Unaza Perendimore në drejtim të ElbasanitUnaza Perëndimore-Rrethi i Freskut (Dajt)Blv. Zhan D’Ark, Blv. Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta)Ndryshimet në itineraret e linjave urbane:Linja 1/A & 1/B ➝ devijojnë në Sheshin “Willson” / QendërLinja 2 ➝ devijon në Sheshin “Willson”Linja S/A ➝ pezullohet përkohësishtLinja 8 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”Linja 9 ➝ devijon në QendërLinja 10/A ➝ pezullohet përkohësishtLinja 13 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së Bukës” dhe në QendërLinja 14 ➝ pezullohet përkohësishtNdërkohë qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht.

Top Channel