Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rikthehen zjarret në Gramsh/ Vatra në fshatin Bulçar aktivizohet nga era e fortë
Një nga vatrat më të fuqishme të zjarrit për muajin shtator në Qarkun e Elbasanit është regjistruar këtë fundjavë në fshatin Bulçar, pjesë e Njësisë Administrative Kodovjat në Bashkinë e Gramshit. Ngjarja riktheu skena dramatike, të ngjashme me ato të muajit Gusht 2025, kur zjarret përfshinë zona të tëra pyjore duke shkaktuar dëme të mëdha jo vetëm materiale e mjedisore por edhe në njerëz e gjedhë. Sipas raportimeve nga terreni, vatra e fundit e zjarrit me përmasa jashtëzakonisht të mëdha u shfaq në orët e para të së shtunës duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masiveve pyjore të zonës. Një pjesë e flakëve u arrit të izolohej në orët e vona të mbrëmjes së sotme, por situata paraqitet mbetet ende mjaft e vështirë Sipas...