Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Videoja intime’, zbulohet roli i shqiptarit në ekzekutimin e kunatit të bosit të mafias turke në Itali
Mediat italiane zbulojnë rolin e shqiptarit 33 vjeçar i cili u përfshi në vrasjen e 62 vjeçarit italian me origjinë turke, i cili rezulonte se ishte kunati i i bosit të mafias turke, i vrarë në Crotone më 31 janar 2005. Shkaku nuk kishte të bënte me ndonjë aktivitet kriminal të mafias turke, por një video. Hetuesit kanë rindërtuar të gjithë skemën e vrasjes së Hayati Aroyos, 62-vjeçarit italo-turk, i gjetur i karbonizuar më 23 korrik 2025 në një apartament në 'Sesto San Giovanni', në provincën e Milanos. Viktima u identifikua disa ditë më pas falë gjurmëve të gishtave dhe bashkëpunimit të autoritetit gjyqësor turk. Videoja intime Sipas hetuesve autorët kishin frikë se viktima do të shpërndante një video intime. Policia, nën koordinimin e prokurorisë...