Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trump paralajmëron Venezuelën: Ktheni të burgosurit ose do të paguani një çmim të pallogaritshëm
Bota E Shtunë, 20 Shtator 2025 21:32 Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Venezuelës, duke e akuzuar qeverinë në Karakas se ka detyruar të burgosur dhe persona nga institucione psikiatrike të hyjnë në SHBA. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Trump tha se mes të ardhurve ndodheshin edhe individë “nga institucionet më të rënda psikiatrike në botë”, të cilët, sipas tij, kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha në territorin amerikan. “Ne duam që Venezuela të pranojë menjëherë të gjithë të burgosurit dhe njerëzit nga institucionet psikiatrike që ka detyruar të hyjnë në vendin tonë. Përndryshe, çmimi që do të paguani do të jetë i paparashikueshëm”, shkroi presidenti amerikan. Trump nuk specifikoi se cilat masa...