Lajm i keq për shqiptarët në Britani? Anglia pritet të aplikojë letërnjotimet dixhitale

foto ilustruese

BRITANIA E MADHE- Britania e Madhe së shpejti do të ketë identitetit dixhital. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, pritet të lançojë një nga modelet që po shqyrtohen për zvogëlimin e emigracionit të paligjshëm dhe një prej tyre  do të përfshijë dhënien e një dokumenti identifikimi dixhital për çdo person me të drejtë ligjore për të qëndruar në Britani. Britanikët ndryshe nga shtetasit e kontinentit evropian nuk kanë karta identiteti, përveç pasaportës. 
Letrat ose kartat e identitet me shumë gjasa do përdoren në përpjekje për të pakësuar dhe kontrolluar emigrimin ilegal, ku mes tyre do kenë probleme edhe shumë shqiptarë të Britanisë, ashtu si dhe kombësi të tjera, që jetojnë dhe punojnë ilegalisht në Britani. Konkretisht dokumenti i identifikimit do të përdoret për verifikimet e të drejtës për punë dhe për të përcaktuar nëse një person është i kualifikuar për një kontratë qiraje shtëpie.
Sipas Kryeministrit Starmer këto karta dixhitale do të luajnë një rol të rëndësishme në pakësimin e atraksionit të Britanisë si një destinacion ku emigrantët mund të vijnë të jetojnë dhe punojnë ilegalisht. Sipas një sondazhi që i referohet Financial Times e Londrës, 53 përqind e publikut britanik është në favor të identifikimit digjital, ndërkohë që një e pesta janë kundër. Pothuajse 37,000 migrantë që mbërritën me anije vitin e kaluar nënkuptojnë humbjen e kontrollit të një shteti. Është raportuar se disa të ardhur zgjedhin Mbretërinë e Bashkuar sepse nuk ka karta identiteti, ndryshe nga shumica e BE-së./ZËRI