Rikthehet kërcënimi i ISIS në Europë, vritet militanti që po planifikonte sulme

Rikthehet kërcënimi i ISIS në Europë, vritet militanti që po planifikonte sulme

I fjetur prej shumë kohësh, kërcënimi i Shtetit Islamik rikthehet sërish. Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara njoftoi se forcat e tij kanë vrarë një  një militant kryesor të grupit ekstremist në Siri, i cili ishte duke planifikuar sulme në Europë dhe në SHBA. Agjencia kundërterrorizmit e Irakut njoftoi se e kishte ndihmuar koalicionin në lokalizimin e militantit të identifikuar si Omar Abdul-Qader, i njohur edhe me nofkën e luftës Abdul-Rahman al-Halabi. Sipas Komandës Qendrore amerikane, Abdul-Qader ishte “një operativ që paraqiste rrezik të drejtpërdrejt për SHBA-në”. Agjencia irakiane për kundërterrorizëm tha se ai ishte kreu i operacioneve të huaja të IS-it dhe i përfshire direkt në bombardimin e Ambasadës iraniane në Bejrut më 2013, që shkaktoi vdekjen e më shumë se 20 personave....