Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Erion Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: Po sfidon shtetin, e mbyllëm dhe e hapën prapë
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar sërish rastin e zaptimit të një hapësira publike në kryeqytet, që sipas tij përdoret për parkim me pagesë. Braçe, që e raportoi edhe më herët të njëjtin rast, thotë se ‘zaptuesit’ janë rikthyer, ‘për t’i marrin shpirtin banorëve’. “Këtyre banorëve u vjen shpirti në majë të hundës për këtë parkim që vazhdon të funksionojë në mënyrë skandaloze. M’u në penxhere. Pluhur pafund, zhurmë pafund, ndotje e gjithçka tjetër. E mbyllën, u hap dhe nuk po mbyllet dita e dytë a e tretë sot dhe nuk po mbyllet, duke u marrë shpirtin këtyre njerëzve“, shprehet Braçe. Top Channel