Rama publikon video nga largimi i varrezave të makinave: Vatra ndotjeje që do t’ia lenë vendin gjelbërimit

Rama publikon video nga largimi i varrezave të makinave: Vatra ndotjeje që do t’ia lenë vendin gjelbërimit

Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, njoftoi se Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara ka nisur punën për ‘zhdukjen’ e varrezave të makinave në qytetet e vendit. Rama thotë se hapësirat ku ndodheshin makinat e vjetra, do t’i kthehen komunitetit, ndërsa automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore. “Më në fund, falë angazhimit të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara, i erdhi fundi edhe varrezave të ‘provave’ që e nxinë jetën dhe nuk kishte zot që i shkulte nga kthetrat e burokracisë, duke grumbulluar për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë sasi të frikshme teneqerash e ndryshqesh; vatra ndotjeje të madhe që do t’ia lenë vendin gjelbërimit a projekteve të dobishme për komunitetin, ndërkohë që...