Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tan Isaku i Albcontrol 162 MLN Lekë për të studiuar trafikun ajor në Aeroportin e Kukësit, me 0 fluturime
Çdo ditë titullarët e institucioneve shtetërore po shpikin metoda të reja se si të “rruajnë” lekë nga Buxheti i Shtetit. Taksat e qytetarëve janë kthyer të aksesueshëm nga drejtorët e institucioneve të shtetit të cilët fusin dorën sa herë iu teket për të kapur shuka me para e për t’i futur në xhepin e tyre. Drejtori i AlbControl, Dritan Isaku, ka hapur një tender të ri me vlerë 162 Milion Lekë për një “Studim Fizibiliteti për Trafikun Ajror në Aeroportin e Kukësit”. Po flasim për një procedurë që u anulua më parë sepse askush nuk dorëzoi ofertë, dhe tani është rishpallur sërish. Paratë e taksapaguesve po digjen në tendera, ndërsa Aeroporti i Kukësit nuk ka fluturime dhe kjo procedurë publike prokurimi duhet të cilësohej nul....