Para pak kohësh i kishte “nën lupë”/ Rama harron sulmet ndaj gjyqtarëve: Fakt, nuk kemi ndërhyrë në asnjë çështje drejtësie

EDI RAMA

TIRANË-Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar ministrin e ri të Drejtësisë, Befort Llamallrin është ndalur te sistemi gjyqësor, duke e cilësuar si të pavarur prej vitesh tashmë nga pushteti ekzekutuv. Në fjalën e tij Rama deklaroi se qeveria e tij nuk ka ndërhyrë në asnjë çështje të drejtësisë dhe që as nuk do të ndërhyjë në të arshmen.
“Pushteti gjyqësor është një pushtet i pavarur nga ekzekutivi në letër, dhe prej disa vitesh në realitet. Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuari për gjithmonë, dhe jemi ne që duhet ta konsolidojmë në këtë fazë dhe të mbajmë duart larg vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve. Është fakt që ne nuk kemi hyrë në asnjë rast, në përmbajtën e një çështje që është marrë drejtësia, dhe nuk do ta bëjmë sot dhe as nesër. Aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit”, tha Rama.
Por në fakt Rama e ka harruar që ka reaguar në lidhje me gjyqtarin që po gjykon dosjen e Erion Veliajt dhe disa prokurorëve dhe gjyqtarëve të tjerë. Madje së fundmi Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar në lidhje me deklaratat që ka bërë kryeministri, duke kërkuar që të mos bëheshin deklarata të tilla nga ‘njerëz të veshur me pushtet’ apo dhe media./ZËRI