Edhe pse kontrollon drejtësinë dhe kërcënon prokurorët e gjyqtarët, Rama mashtron hapur: Nuk kemi ndërhyrë në asnjë çështje…

Edhe pse kontrollon drejtësinë dhe kërcënon prokurorët e gjyqtarët, Rama mashtron hapur: Nuk kemi ndërhyrë në asnjë çështje…

Edhe pse kontrollon çdo pushtet në vend, përfshi këtu drejtësinë, Edi Rama deklaroi sot se duhet respektuar pavarësia e gjyqësorit. Jo vetëm kaq, por personi që ka kërcënuar hapur prokurorë dhe gjyqtarë, me emër dhe mbiemër, për çështje të ndryshme, tha se nuk ka ndërhyrë në asnjë çështje të drejtësisë. “Është fakt që ne nuk kemi ndërhyrë në asnjë rast, në përmbajtjen e një çështjeje me të cilën është marrë drejtësia. Dhe nuk do ta bëjmë as sot dhe as nesër. Aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit”. Kështu u shpreh Rama në prezantimin e ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari.  “Kjo bëhet për të ardhmen tonë. Sepse largimi i duarve i pushtetit ekzekutiv nga çdo proces gjykimi, përzgjedhjeje...