I gjendet kanabis në oborrin e banesës, arrestohet i riu në Kurbin

I gjendet kanabis në oborrin e banesës, arrestohet i riu në Kurbin

Policia e Kurbinit, në kuadër të operacionit anti-kanabis “Koordinata”, pas kontrolleve me dron, ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat është arrestuar shtetasin Nezir Ahmeti, 23 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet, Kurbin. Sipas autoriteteve policore dyshohet se ai ka kultivuar 23 bimë narkotike kanabis në oborrin e banesës së tij. Bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies, përveç një pjese që janë sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.