Një turist grek ndërron jetë në një dhomë hoteli në Korçë

Më 20 shtator 2025, në një dhomë hoteli në Korçë ka ndërruar jetë shtetasi grek S. N., 72 vjeç, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe këqyrja e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Autoritetet dyshojnë se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

 Më datë 20.09.2025, në një dhomë hoteli ka ndërruar jetë shtetasi grek S. N., 72 vjeç, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe, nga kryerja e veprimeve të para hetimore, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale