Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Grosisti nga Lushnja nuk i paguan miliona lekë fermerit nga Peqini: Ishin të prishura
Bashkëpunimi mes fermerëve shqiptarë dhe grosistëve të fruta-perimeve edhe pse jo aq i standartizuar dhe me kontrata serioze afatgjata është mekanizimi i vetëm, që ju jep mundësi prodhuesve që të shesin me shpejtësi produktet. Një raport herë-herë i sforcuar që në raste mosfunksionimi ka shkaktuar probleme të shumta në këtë sektor. Por ky bashkëpunim mes palëve ka dhe një tjetër anë të errët, siç është mosshlyerja e pagesave. Ky është edhe rasti i Arjan Pajës, i cili ka bashkëpunuar për vite me radhë me Sadik Karajn, një grosist nga Lushnja, i cili merret me eksport fruta-perimesh. Arjani tregoi për “Piranjat” se ka çuar disa herë mall në magazinat e Sadikut, por nuk është paguar rregullisht nga ana e tij për to. Fermeri nga Peqini tha...