Ushtria izraelite intensifikon sulmet ne qytetin e Gazës, dërgon mbi 180 dronë e robotë me eksplozive për të shkatërruar fortesën e fundit të Hamasit

Ushtria izraelite intensifikon sulmet ne qytetin e Gazës, dërgon mbi 180 dronë e robotë me eksplozive për të shkatërruar fortesën e fundit të Hamasit

Ushtria izraelite paralajmëroi të premten se do të godiste Qytetin e Gazës me “forcë të paparë” pasi gati gjysmë milioni banorë ikën nga enklava mes një operacioni në shkallë të gjerë për ta pushtuar atë, i denoncuar nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare. Pas marrjes së garancive të reja për mbështetje “të palëkundur” amerikane, Izraeli njoftoi të martën nisjen e një operacioni tokësor dhe ajror në qendrën më të madhe urbane të enklavës bregdetare, në pjesën e saj veriore, për të zhdukur lëvizjen islamiste palestineze Hamas, inkursioni i së cilës në Izraelin jugor më 7 tetor 2023 shkaktoi luftën në Rripin e Gazës. “Forcat izraelite do të vazhdojnë operacionet e tyre me forcë të paparë”, tha koloneli Avichai Andrai, një zëdhënës i ushtrisë...