Pas Trump, Kryeministri i Hungarisë vendos të shpallë Antifa-n e ekstremit të majtë si organizatë terroriste

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka deklaruar sot se do të ndjekë shembullin e presidentit Trump dhe do ta shpallë lëvizjen “Antifa” si organizatë terroriste. Orbán e mori këtë vendim pasi një ditë më parë, presidenti Trump bëri të njëjtën lëvizje, duke e bërë publik vendimin në platformën e tij Truth Social.

“Antifa është një organizatë terroriste”, tha Orbán për radion shtetërore. “Ka ardhur koha që edhe në Hungari organizata si “Antifa” të klasifikohen si organizata terroriste, duke ndjekur shembullin amerikan.”

Në SHBA, Antifa është një lëvizje e organizuar lirshëm, pa një udhëheqës, lista anëtarësh, apo strukturë të dallueshme.

Nuk është e qartë se çfarë efektesh do të ketë vendimi i Trump-it mbi Antifën, pasi, si një lëvizje vendase, ajo gëzon mbrojtje nga Amendamenti i Parë, ndryshe nga lista e organizatave terroriste të huaja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Antifa është po aq e pastrukturuar edhe në Hungari.

Në komentet e tij, Orbán përmendi një incident të vitit 2023, ku një aktiviste italiane antifashiste, u arrestua me dyshimin për sulm ndaj pjesëmarrësve në një aktivitet vjetor të ekstremit të djathtë, “Dita e Nderit”, në Budapest, kryeqytetin e Hungarisë.

“Ata kanë ardhur në Hungari, kanë rrahur njerëz paqësorë në rrugë, disa i kanë rrahur deri në vdekje,” tha Orbán të premten.

Po ashtu, kryeministri u ankua se aktivistët e “Antifa-s” mund të “vazhdojnë të bëhen eurodeputetë dhe, nga atje, t’i japin leksione Hungarisë mbi sundimin e ligjit.”

 Antifa  është një lëvizje politike antifashiste dhe antiraciste e krahut të majtë në Shtetet e Bashkuara. Ajo përbëhet nga një grup shumë i decentralizuar grupesh autonome që përdorin veprim të drejtpërdrejtë për të arritur qëllimet e tyre.