Orban merr shembull Trump-in, do të shpallë “Antifa”-n  një organizatë terroriste

Orban merr shembull Trump-in, do të shpallë “Antifa”-n  një organizatë terroriste

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka deklaruar sot se do të ndjekë shembullin e presidentit Trump dhe do ta shpallë lëvizjen “Antifa” si organizatë terroriste. Orbán e mori këtë vendim pasi një ditë më parë, presidenti Trump bëri të njëjtën lëvizje, duke e bërë publik vendimin në platformën e tij Truth Social. “Antifa është një organizatë terroriste,” tha Orbán për radion shtetërore. “Ka ardhur koha që edhe në Hungari organizata si “Antifa” të klasifikohen si organizata terroriste, duke ndjekur shembullin amerikan.” Në SHBA, Antifa është një lëvizje e organizuar lirshëm, pa një udhëheqës, lista anëtarësh, apo strukturë të dallueshme. Nuk është e qartë se çfarë efektesh do të ketë vendimi i Trump-it mbi Antifën, pasi, si një lëvizje vendase, ajo gëzon mbrojtje nga Amendamenti i...