Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fiks Fare/ Gërryerja pa kriter në lumin Mat, masakër mjedisore dhe miliona euro dëme në buxhet
Fiks Fare ka ndjekur për disa muaj me radhë gërryerjet e lumit Mat, duke filluar nga Rubiku, Skuraj, Ura e Zogut për të përfunduar në Milot dhe në urën e superstradës. Në të gjithë këtë gjatësi, janë pirgje të mëdha me inerte. Kamera e Fiksit udhëtoi disa muaj më parë në atë zonë, duke filmuar eskavatorë që punonin shumë afër urës. Pamjet e transmetuara nga Fiksi tregojnë shtratin e lumit i cili më shumë ngjason me një kantier të madh ndërtimi, sesa një lumë. Gërryerje kishte në një gjatësi të madhe, teksa firmat apo individët, punonin shumë afër monumenteve të kulturës dhe veprave të artit, në një distancë nga 30 deri në 50 metra. Ndërkohë, Fiksi filmoi edhe gërryerje në afërsi të urës me harqe...