Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Tritoli i mafies politike, nuk na ndal”/ Iu vu eksploziv në shtëpi, reagon Mziu: Mesazh i errët politik, mendojnë se do ma mbyllin gojën
“Tritoli i mafies politike, nuk na ndal”, thotë ish-kryebashkiaku i Kamzës, sot deputet, Xhelal Mziu, në reagim e shpërndarë në rrjetet e tij sociale për tritolin që shpërtheu këtë mëngjes në shtëpinë e tij. “Ky nuk është thjesht sulm ndaj meje, por një mesazh politik i errët”, shkruan Mziu. “Tritoli i mafies politike, nuk na ndal! Sot u vendos tritol në shtëpinë time. Ky nuk është thjesht sulm ndaj meje, por një mesazh politik i errët, një akt frike e mafies së pushtetit ndaj fjalës së lirë. Ata mendojnë se me tritol do të na mbyllin gojën, por gabojnë rëndë! Ne nuk trembemi, nuk tërhiqemi, përkundrazi – ky krim na forcon edhe më shumë në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë. Opozita dhe Shqipëria nuk...