27-vjeçari Ylli Shkalla
GREQI- Një ngjarje e ngjashme me ato të filmave aksion është regjistruar në Greqi së fundmi, dhe protagonist është një 27-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Ylli Shkalla. I riu shqiptar, ishte arratisur nga burgu i Kasandrës, në Halkidiki, ndërsa mungesa e tij raportohet se u vu re një ditë më parë, rreth orës 11:30.
Ngjarja nuk mbaron me kaq. 27-vjeçari pa arratisjes ka hyr brenda një banese në zonën e Kispa, dhe pasi ka grabitur 2000 euro dhe një celular, ka plagosur me thikë një turiste 25-vjeçare nga Ukraina. Kjo e fundit, është transportuar e plagosur në qendrën shëndetësore të Kasandras, ku po i nënshtrohet mjekimit. Ka qenë vetë 25-vjeçarja ukrainase ajo që përmes fotografive ka identifikuar autorin e dyshuar. Menjëherë më pas, autoritetet greke kanë nisur kërkimet intensive për kapjen e tij.
Ylli Shkalla 27-vjeç, nga Tirana, ishte dënuar për trafik emigrantësh të paligjshëm dhe i kishte mbetur vetëm një muaj burg. Ai po vuante dënim në gjysmë liri në këtë burg bujqësor ku edhe punonte. Shkalla rezulton i arrestuar në shkurt 2017 për 9 vjedhje të kryera në bashkëpunim në Tiranë./ZËRI
