“SHBA paralajmëron aplikantët për vizë: Respektoni rregullat, ndryshe rrezikoni refuzimin”

“SHBA paralajmëron aplikantët për vizë: Respektoni rregullat, ndryshe rrezikoni refuzimin”

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë me dije se të gjithë aplikantët për vizë jo-imigruese duhet të caktojnë takimin për intervistën e vizës vetëm në ambasadën ose konsullatën amerikane në vendin e tyre të shtetësisë ose të banimit. Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, autoritetet amerikane theksojnë se aplikantët që zgjedhin të paraqesin kërkesën në vende të tjera mund të hasin vështirësi shtesë gjatë procesit të kualifikimit për vizë. Gjithashtu, Departamenti njofton se tarifat e paguara për aplikimet e bëra jashtë vendit nuk do të kthehen, duke këshilluar aplikantët që të ndjekin procedurat zyrtare për të shmangur vonesa apo refuzime. Ky paralajmërim vjen për të garantuar që procesi i aplikimit të jetë sa më i rregullt dhe i suksesshëm.