Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, lënda plasëse shpërtheu në murin rrethues
Zhurma tronditi gjithë banorët e Kamzës një orë pas mesnatës. Lënda eksplozive e dyshuar artizanale më pak se 100 gram ishte vendosur në rrethimin e jashtëm të banesës së ish-kryebashkiakut të Kamzës sot deputet Xhelal Mziu. Nga shpërthimi pati dëme të vogla materiale të rrethimit si dhe të dy makinave të parkuara aty pranë. Menjëherë në vendngjarje shkoi policia e cila fiksoi çdo prove materiale si edhe sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë. Ngjarja do të hetohet nga SPAK sepse Xhelal Mziu është deputet. Grup i hetimit është policia e Tiranës e shtetit dhe anti-terrori Në ambientet e komisariatit nr.5 në Kamëz u shoqërua dhe deputeti Xhelal Mziu i cili tregoi se në momentin e ngjarjes ndodhej në banesë me bashkëshorten. I pyetur për dyshimet...