Akuzohet për korrupsion, GJKKO lë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’  shefin e regjimit në burgun e Lushnjes

Akuzohet për korrupsion, GJKKO lë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ shefin e regjimit në burgun e Lushnjes

GJKKO ka lënë në masën e sigurisë "arrest në shtëpi" shefin e regjimit në burgun e Lushnjes, Irakli Leka, i cili ishte arrestuar nga SPAK-u nën akuzën e "Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike". Leka dyshohet se ka marrë para në këmbim të dhënies së lejes së përkohshme për të burgosurit. Ky veprim është parashikuar nga neni 259, paragrafi 2 i Kodit Penal. Vendimi u dha nga gjyqtari Bib Ndreca. LEXO EDHE: ‘700 euro për 5 ditë leje’/ Arrestohet shefi i regjimit në burgun e Lushnjes Polici akuzohet se ka përdorur funksionin e tij për të përfituar në mënyrë të paligjshme.