Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Viti I ri akademik, në gjithë universitetet regjistrohen 16 mijë studentë
Në të gjitha universitet e vendit janë plotësuar rreth 16 mijë kuota nga studentët, që do të nisin për herë të parë arsimin e lartë. Drejtori i Përgjithshëm i RASH – Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tha sot , se “në raundin e parë janë plotësuar rreth 16 mijë kuota në universitet në të gjithë vendin. Degët që lidhen me shkencat mjekësore, IT dhe inxhinieritë janë plotësuar plotësisht dhe arrijnë së bashku mbi 50% të totalit të regjistrimeve të deritanishme ”. Sipas tij, raundi i parë i parë i regjistrimeve kishte një ecuri të mirë. “Nga mbi 20 mijë maturantë që aplikuan, u regjistruan afërsisht 80% e tyre. Kishte programe që u plotësuan menjëherë, sidomos ato me konkurs, si Mjekesia e Përgjithshme, Arkitektura dhe Urbanistika,...