Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe

Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe

Shefi në largim i MI6, Inteligjencës Sekrete Britanike, Richard Moore, paralajmëroi se nuk sheh “asnjë provë” që presidenti rus Vladimir Putin ka ndonjë interes në një paqe të negociuar përveç kapitullimit të Ukrainës, raportoi Reuters. Duke folur në Stamboll, ai tha se Putin po “na shtyn” me premtime për përparim në paqe, shtoi AP. “Ai kërkon të imponojë vullnetin e tij perandorak me të gjitha mjetet që ka në dispozicion. Por ai nuk mund të ketë sukses”, tha Moore. “Thjesht, Putin ka kafshuar më shumë sesa mund të përtypë. Ai mendoi se do të kishte një fitore të lehtë. Por ai dhe shumë të tjerë i nënvlerësuan ukrainasit”, shtoi ai. “Putin është përpjekur të bindë botën se fitorja ruse është e pashmangshme. Por ai gënjen....