Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Programi bërthamor i Iranit, ministri i Jashtëm: Kemi paraqitur një propozim të drejtë dhe të balancuar
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se kishte paraqitur një propozim “të drejtë dhe të balancuar” për fuqitë europiane mbi programin bërthamor të Teheranit për të parandaluar rivendosjen e sanksioneve të OKB-së ndaj Republikës Islamike. “Irani paraqet një propozim krijues, të drejtë dhe të balancuar që adreson shqetësimet reale dhe është i dobishëm për të dyja palët”, shkroi Araghchi në X mbrëmë. Ai shtoi se propozimi iu paraqit dje Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë, një grup vendesh të njohura si E3, si dhe Bashkimit Evropian. “Zbatimi i kësaj ideje mund të bëhet shpejt dhe të lejojë që vijat e kuqe përkatëse të pajtohen për të parandaluar një krizë”, paralajmëroi ai, duke shtuar se “Irani nuk mund të jetë aktori i vetëm përgjegjës”. Deklarata...