Tritoli në banesë/ Xhelal Mziu: Nuk kam konflikte me njeri! Sulmi politik

Tritoli në banesë/ Xhelal Mziu: Nuk kam konflikte me njeri! Sulmi politik

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur në banesën e tij në Kamëz, duke e cilësuar ngjarjen si një akt me prapavijë politike. Përmes një deklarate për mediat, Mziu hodhi poshtë çdo mundësi konflikti personal apo borxhi dhe theksoi se ngjarja është një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj tij dhe opozitës. “Mbrëmë rreth orës 00:55 pranë shtëpisë sime pati një shpërthim që fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz,” tha Mziu. Ai shtoi se shpërthimi shkaktoi dëme materiale, por është i gëzuar që nuk pati pasoja në njerëz, as tek ai, as tek familja, dhe as tek kalimtarët. Mziu ishte i prerë në deklaratën e tij, duke e lidhur ngjarjen drejtpërdrejt me aktivitetin e tij politik. “Nuk kam asnjë lloj konflikti me...