Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gaforrja i ngec në vesh një fëmije në Meksikë, momenti kur mjekët ia nxjerrin të gjallë
Një fëmijë në Meksikë pati një përvojë të tmerrshme kur kuptoi se një gaforre e vogël i kishte hyrë në vesh ndërsa ishte në plazh. Pedro i vogël ishte me nënën e tij, influencuesen Kitzia Mitre, në plazh kur papritmas ndjeu shqetësim të fortë në kokë dhe një ndjesi sikur diçka lëvizte në vesh. Nëna e tij e çoi menjëherë në një qendër mjekësore, ku mjekët zbuluan se një gaforre e vogël ishte bllokuar brenda veshit të tij. Duke përdorur pinca speciale, mjekët e hoqën gaforren e gjallë, duke e lehtësuar fëmijën nga dhimbjet. Në videon e postuar nga nëna e tij në TikTok, Pedro shihet duke qarë me lot, me sy të fryrë, ndërsa nëna e tij i mban dorën për ta qetësuar ndërsa...