Ndërtimet pa leje/ “Mbulohen nën hijen e babait”, Rama për punonjësin e AMP: Drejtues injorant. Nuk ka mësuar që gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra

Teksa u bë prezantimi i Ministrisë së Brendshme, me në krye Albana Koçiun, kryeministri Edi Rama u ndal tek ndërtimet pa leje.

Si mori si shembull rastin e punonjësit të AMP që kishte ndërtuar pa leje dhe se pretendonte se e kishte bërë babai i tij. Kreu i qeverisë u shpreh se ‘gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra’.
“Shpërndajnë paga dhe impakti i të cilave në punët e brendshme janë afër 0. AMP është një strukturë e re për të mbikëqyrur Policinë e Shtetit, pra është e pavarur. Me një sërë atributesh të reja e shërbimit të brendshëm, deri para ca vitesh dhe që kërkon të shoqërohet në këtë proces dhe të udhëhiqet që të adresojë si duhet objektin e punë së vetë, se nuk mund të kemi drejtues të agjencisë së AMP në territor që janë ndërkohë ndërtues pa leje. Mbrohen nën hijen e babait. E ka bërë ndërtimin babai, a thua se meqë është babai i drejtorit, është i amnistuar nga krimi i ndërtimit pa leje? Ndërtues që mbulojnë babain, e përdorin babain për mbulesë dhe bëjnë rolin e çarçafit duke deklaruar që ndërtimi është bërë në 2018, a thua përsëri që justifikon? Por meqë 2020 është limiti i legalizimit, drejtues injorant që nuk e  ka mësuar që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Di mund të pritet nga një drejtues i këtij niveli që të mbikëqyrë policinë, kur ai duhet mbikëqyrur nga drejtësia”, u shpreh Rama.

Top Channel