Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Elbasan/ 15-vjeçarja u abuzua nga bashkëjetuesi i nënës, 37-vjeçari e pranon
Një 37-vjeçar nga Elbasani është ndaluar nga policia pas një denoncimi për abuzim seksual nga një 15-vjeçare, vajza e bashkëjetueses së tij. E mitura në prani të psikologes dhe efektivëve të polici ka deklaruar se prej katër muajsh është abuzuar seksualisht nga partneri i të ëmës. Ky i fundit e ka pranuar aktin, duke thënë se kjo ka ndodhur me dëshirën e vajzës së mitur. Ndërkohë nga ana tjetër, nëna e vajzës ka dalë në mbrojtje të partnerit, duke akuzuar të bijën. E mitura tani është strehuar në një qendër të viktimave të trafikimit. Njoftimi i policise Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të...