Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset punëtori 50-vjeçar
Një aksident është shënuar në minierën e kompanisë AlbChrome(ACR) në Bulqizë. Sipas policisë lokale të Bulqizës bëhet me dije se minatori 50 vjeç me iniciale A.D ku gjatë punës është rrezuar aksidentalisht duke pësuar faktuara në trup. Fillimisht aksidenti është pikasur nga kolegët e punës ku dhe i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku i kanë dhënë ndihmën e parë, raporton korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj. Sipas mjekëve të këtij spitali i aksidentuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punon rreth shkaqeve të aksidentit. Top Channel