Rrjeti SafeJournalists, në bashkëpunim me Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe organizatat vendase për lirinë e medias në Shqipëri, ka dërguar një letër të hapur drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për të shprehur shqetësimin lidhur me propozimet e reja për kufizimin e qasjes së gazetarëve në Parlament.
Sipas tyre, këto masa, përfshirë ndalimin e filmimeve të pavarura dhe kufizimin e kontakteve me deputetët, cenojnë rëndë transparencën, llogaridhënien dhe lirinë e shtypit, duke i privuar qytetarët nga informacioni i pavarur dhe i drejtpërdrejtë.
Njoftimi:
Ne, rrjeti SafeJournalists, së bashku me partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe organizatat për lirinë e medias në Shqipëri, iniciuam dhe dërguam një letër të hapur drejtuar Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, Niko Peleshi.
Në letër, ne shprehim shqetësimet serioze lidhur me propozimet e shumicës parlamentare për të kufizuar qasjen e gazetarëve në Parlament. Ndryshimet e raportuara përfshijnë heqjen e filmimeve të pavarura në sallën plenare, duke i zëvendësuar ato me një transmetim zyrtar unik, si dhe kufizimin e ndërveprimeve të medias me deputetët vetëm në një zonë të përcaktuar “doorstep”.
Bëjmë thirrje se kufizime të tilla do të ulnin llogaridhënien, do t’i privonin qytetarët nga qasja e pavarur në informacion dhe do të përbënin një hap pas të madh për lirinë e shtypit. Ne theksojmë se Parlamenti mbetet një nga hapësirat e pakta ku gazetarët mund t’i drejtojnë pyetje drejtpërdrejt përfaqësuesve politikë, pasi zyrtarët qeveritarë dhe deputetët e shumicës rrallëherë mbajnë konferenca për shtyp ose marrin pjesë në debate të pavarura.
Shkarko dokumentin
