Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pankarta gjigante në Akropol, KKE kërkon “Liri për Palestinën” dhe ndalimin e bashkëpunimit me Izraelin
Një veprim simbolik në mbështetje të Palestinës u zhvillua sot herët në mëngjes, kur anëtarë të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe të rinjtë e saj (KNE) kanë varur në shkëmbin e Akropolit dy pankarta gjigante, një në greqisht dhe një në anglisht, me mesazhin “Liri për Palestinën”. Aktivistët shpalosën pankartat në anën e Dionisiou Areopagitou dhe hodhën thirrje solidariteti me popullin palestinez. Në pankarta shkruhej: Të marrë fund gjenocidi. Asnjë bashkëpunim me shtetin vrasës të Israelit. Liri për Palestinën. Deputeti i KKE-së, Christos Katsotis, deklaroi se “askush nuk mund të qëndrojë i heshtur” dhe kërkoi që qeveria greke të ndërpresë çdo formë bashkëpunimi me Izraelin, duke theksuar se Parlamenti ka miratuar që në vitin 2015 rezolutën për njohjen e shtetit palestinez. Ka kohë që...