Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I vendosën tritol në banesë, zbardhet dëshmia e Xhelal Mziut. Ja çfarë ka deklaruara para hetuesve
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë orës 00:55 në Kamëz, ku është vënë tritol në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Shpërthimi solli vetëm dëme materiale, fatmirësisht nuk pati të lënduar. Lënda e vendosur ka qenë rreth 50 gram artizanale. Sipas asaj që raportohet, demokrati Mziu, para hetuesve ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe nuk e di se kush mund të jetë autori/autorët e kësaj ngjarjeje. “Isha me bashkëshorten në banesë në momentin e ngjarjes. Nuk kam konflikte me njeri, nuk e di se kush mund të jetë autori/autorët e kësaj ngjarjeje“, ka dëshmuar Mziu, raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat. Top Channel