Ish-zv. ministrja e Financave, Irena Beqiraj, në një postim Facebook, ironizoi komentet e Agron Shehajt , duke thënë se nuk duhet të mbyllim TVSH-në, por do ta kthejmë në një televizion kombëtar të suksesshëm.
‘Po sikur Gonçja ( kështu u thërrasim Agronëve në Vlorë ) që po kërkon votë ta vrasë mendjen e të hartojë një strategji sesi ta kthejmë TVSH -në në një televizion kombëtar të sukseshëm ?! ‘- u shpreh ajo më tej.
Ish zv.ministrja, sugjeroi se, përkundrazi, ajo që duhet të bëhet është përmirësimi i qeverisjes në sektorin mediatik, jo mbyllja ose privatizimi i tij.
Në fund, Beqiraj thotë qartë se në vend të mbylljes së një institucioni me pronë publike, rruga më e mirë është menaxhimi efektiv.
Postimi i plotë:
“Të Mbyllim TVSH -ne” thotë Shehaj !
Me kujtoi Dr. Adhamudhin , personazhin e famshëm të Çajupit I cili rekomandonte “kërreje njërin sy të shpëtosh tjetrin”
Po sikur Gonçja ( kështu u thërrasim Agronëve në Vlorë ) që po kërkon votë ta vrasë mendjen e të hartojë një strategji sesi ta kthejmë TVSH -në në një televizion kombëtar të sukseshëm ?!
Fundja ndërrmarrje si gjithë televizionet e tjera është , ndryshimi i vetëm është që është pronë publike .
Nuk eshte rruga e duhur as mbyllja e as privatizimi i pronës publike rruga me e mirë eshte mirëmenaxhimi.
