Tërmet i frikshëm në Rusi 7.8 ballë

Tërmet i frikshëm në Rusi 7.8 ballë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në brigjet e Kamchatkës, në lindje të Rusisë. Sipas të dhënave nga USGS, lëkundjet u regjistruan 128 km në lindje të qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky, në një thellësi 10 km. Paraprakisht u dha alarm për tsunami në disa zona të Paqësorit, por që më pas ky alarm ra. Kjo është hera e dytë që rajoni i Kamchatkës goditet nga një tërmet kaq i fortë brenda shumë pak ditësh. Paraprakisht nuk raportohen të lënduar teksa lëkundja kryesore është pasuar nga disa tërmete më të vegjël.